Osmani: Zvarritja e dialogut është interes i Serbisë

Krahas rritjes së intensifikimit të rolit të Gjermanisë dhe Francës për përparimin e dialogut, Osmani ka thënë se qëndron në interes të Serbisë që dialogu në mes dy vendeve të zvarritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pritshmërit e natyrshme të Kosovës ndaj procesit të dialogut me Serbinë qëndrojnë tek njohja reciproke. Mirëpo, me rritjen e intensifikimit të rolit të Gjermanisë dhe Francës për përparimin e dialogut, Osmani ka thënë se qëndron në interes të Serbisë që dialogu në mes dy vendeve të zvarritet.

E ftuar në Zërin e Amerikës, Osmani ka thënë se  ajo çfarë po ndodh në Ukrainë, do të duhej të jetë një mësim për të gjitha shtetet perëndimore, se me shtetet e tilla që udhëhiqen nga mendësinë e Putinit e e këtu ajo përfshin edhe vetë Serbia që udhëhiqet nga një ish ministër i Millosheviqit, duhet gjuhë e qartë dhe vetëm veprime të kësaj natyre.

“Gjysmë zgjidhjet në fakt asnjëherë nuk prodhojnë paqe dhe stabilitet afatgjatë, por në anën tjetër i japin hapësirë të mjaftueshme Serbisë që të vazhdojë të afrohet më shumë me Rusinë dhe po ashtu të investojë edhe më shumë në destabilizimin e rajonit tonë”, tha presidentja Osmani, duke shtuar se “për fat të keq edhe kjo që po ndodh tashmë në Ukrainë, që nga 24 shkurti i vitit 2022, po dëshmon se shtetet autokratike, siç është Serbia, siç është Rusia e cila e kontrollon edhe Serbinë, asnjëherë nuk shquhen për veprime pozitive në raport me fqinjët e tyre, përkundrazi, Serbia vetëm sa është forcuar në veprimet e saj destabilizuese”.

Sipas Presidentes Osmani, rritja e bashkëpunimit qoftë politik apo atij ushtarak në mes Rusisë dhe Serbisë, rrjedhshëm do të ndikojë në rritjen e ndikimit rus në rritjen e ndikimit rus në tërë rajonin.

“Ka një rritje të interes të Gjermanisë dhe Francës për të intensifikuar dialogun. Mos harroni se është interes i Serbisë që të zvarrisë procesin e dialogut dhe zgjidhjen përfundimtare. Interes i Serbisë është që procesi të vazhdojë me dhjetëra apo qindra vite që Kosova të mbahet peng”, deklaroi Osmani.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika