Osmankaq: Greva po kthehet në një fushëbetejë mes partive politike

Salie Osmankaq nga Këshilli i Prindërve, ka thënë se ndërprerja e procesit mësimor nuk është alternativa e duhur

Salie Osmankaq nga Këshilli i Prindërve

Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje për uljen e tensioneve midis SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës.

Salie Osmankaq nga Këshilli i Prindërve, ka deklaruar se greva e mësimdhënësve po kthehet në një fushëbetejë midis partive politike.

“Këshilli i Prindërve u bën thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet dhe mendojmë se tensionet e ngritura apo dhe dhuna nuk janë aspak zgjidhje e problemeve prandaj u bëjmë thirrje për ruajtje të qetësisë dhe dinjitetit.

Ajo në një lidhje direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ka thënë se situatat e tilla janë të papëlqyeshme dhe nuk shkojnë në favor të zgjidhjes së çështjes.

“Ne po shohim një dallim midis qëndrimeve të krerëve të SBASHKU-t dhe mësimdhënësve. Ka shumë mësimdhënës që janë gati të nisin mësimin pavarësisht qëndrimeve të SBASHK-ut. Megjithatë të gjitha palët duhet të dialogojnë, të zhvillojnë një dialog social në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjithë”, është shprehur ajo.

Salie Osmankaq nga Këshilli i Prindërve

“Qëllimi ynë si Këshill i Prindërve është që pavarëisisht asaj çka ndodhi midis grevistëve dhe palës tjetër të qeverisë, ajo që ne dëshirojmë është që nxënësin ta nxjerrim nga fushbeteja ku është futur midis dy palëve. Duket se greva po kthehet në një fushëbetejë midis partive politike dhe padrejtësisht dhe pa vullnetin e tyre në këtë mes janë futur nxënësit”, shtoi ajo.

Sipas saj, ndërprerja e procesit mësimor nuk është alternativa e duhur.

“Mësimi nuk duhet të ndërpritet asnjëherë. Greva në arsim mund të ketë por mund të përdoren modalitete të tjera e jo ndërprejra e mësimit. Duam t’i shohim nxënësit në shkollë e jo një acarim”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika