OVL e UÇK-së do të protestojë kundër kryetares së Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protesta kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, që pritet të vizitojë Kosovën me 29 nëntor

OVL e UÇk-së

Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ëdo të jenë pjesë e protestës së organizuar kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila pritet ta vizitojë Kosovën me 29 nëntor.

Protestën e ka organizuar Partia Socialdemokrate, e cila do të mbështetet nga veteranët e UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se atij dhe dy shokëve të tij i është refuzuar vizita në Hagë, nën arsyetimin se nuk ka pasur terminë të lirë.

“Para më shumë se dy muajve, ose më saktë më datat 16 e 17 shtator 2023, mua dhe dy shokëve të të kryesisë së OVL UÇK-së dhe një shoku të Këshillit Drejtues, na është refuzuar vizita në Hagë, me arsyetimin se terminet janë të zëna në këto data, e që e vërteta është se nuk ishte ashtu. Këto shkelje mëpastaj i kam treguar edhe në një emision në tv”, tha ai.

Ai tha se protesta do të fillojë para hotel “Sirius” në Prishtinë në orën 14:00.

“Dmth që kufizimet ose ndalesat që bëhen nuk janë të kohëve të fundit, por janë më të hershme, dhe kryetarja e DhSK-së znj. Ekaterina Trendafilova nuk është marrë fare me këto shkelje flagrante. Prandaj, kushdo që mundet, le të vjen në protestën e organizuar më datën 29 nëntor 2023 te hotel Sirius në Prishtinë ora 14:00, kundër vizitës së saj në Kosovë”, tha ai.

Nga partitë opozitare nuk kanë paralajmëruar se do të jenë pjese e kësaj proteste.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika