OVL e UÇK-së paralajmëron protestë pas vendimit të Kushtetueses

Kryetari i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kushtetueses duke paralajmëruar protesta.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të qeverisë, lidhur me Ligjin për Pagën Minimale, duke përjashtuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga rritja e pagës minimale. Ky vendim ka ngjallur reagime nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së).

Kryetari i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta në përgjigje të vendimit. Ai ka akuzuar qeverinë aktuale se ka vepruar kundër interesave të veteranëve të UÇK-së.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme. Për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur,” ka shkruar Klinaku në një postim në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika