OVL e UÇK-së përshëndet vendimin e Supremes: Fitore për drejtësinë dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka shfuqizuar nenin të Udhëzimit Administrativ që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për kompensim financiar. Në një reagim zyrtar, OVL UÇK e ka vlerësuar këtë vendim si një fitore […]
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka shfuqizuar nenin të Udhëzimit Administrativ që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për kompensim financiar.
Në një reagim zyrtar, OVL UÇK e ka vlerësuar këtë vendim si një fitore të drejtësisë dhe të shtetit ligjor.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përshëndet vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka shfuqizuar nenin diskriminues të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025, që kufizonte të drejtën e veteranëve për kompensim financiar.















