OVL e UÇK-së reagon ndaj veprimeve të Kuvendit të Serbisë: Vazhdon avazi i vjetër, lartësohen figura që lidhen me gjenocid

Derisa në Kosovë po përkujtohen krimet serbe gjatë luftës së fundit, Kuvendi i Serbisë ditë më parë ka hapur një ekspozitë kushtuar kriminelit të luftës Obrad Stevanoviq, një bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Milosheviq.

Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revizionim

Në këtë ekspozitë, e cila i kushtohet Njësive Speciale të Policisë serbe, janë parë edhe figura të larta shtetërore, përfshirë ministrin e Brendshëm Ivica Daqiç, duke marrë pjesë në ceremoninë hapëse.

OVL e UÇK-së vlerëson se veprimet e Kuvendit të Serbisë dëshmojnë mungesë të plotë pendese dhe vazhdimësi të narrativave që relativizojnë apo edhe glorifikojnë krimet e së kaluarës.

“Derisa në Kosovë, të ekzekutuarit gjatë spastrimit etnik që RF e Jugosllavisë e realizoi përmes aparatit kriminal të Millosheviqit, në numër të madh mbesin ende të pagjetur, Serbia vazhdon me avazin e vjetër.

Duke lartësuar figura që lidhen drejtpërdrejt me gjenocidin shtetëror ndaj popullit shqiptar, Kuvendi i Serbisë dëshmoi se ky shtet përpos që nuk është penduar për të kaluarën kriminale, vazhdon të njëjtin avaz në raport me Kosovën dhe shqiptarët.

Kërkojmë që SHBA dhe BE të reagojnë prerë ndaj këtij vendimi të paparë, sepse heshtja përballë narrativave që rehabilitojnë krimet kundër njerëzimit është bashkëfajësi morale”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika