Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK) u është drejtuar sot ambasadave mike në Kosovë me një letër apeli, ku kërkohet ruajtja e besimit në drejtësinë ndërkombëtare.
Në këtë letër, OVL e UÇK-së shpreh shqetësim për zvarritjet dhe zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar nevojën që drejtësia të mbetet e paanshme, e drejtë dhe në përputhje me standardet universale të të drejtave të njeriut.
Sipas tyre, mbështetja e vazhdueshme e shteteve mike për Kosovën është e rëndësishme, ndërsa ruajtja e besimit në drejtësi konsiderohet thelbësore për paqen, stabilitetin dhe partneritetin ndërkombëtar të vendit.