OVL-ja i gëzohet lirimit me kusht të Kilajt

Organizata e Veteranëve të Luftës i është gëzuar lajmit për lirimin me kusht të Isni Kilajt nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas OVL-së ky është një vendim që rikthen një të drejtë që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njofton Dukagjini.

“OVL UÇK i gëzohet lajmit për lirimin me kusht të bashkëluftëtarit tonë, z. Isni Kilaj, nga Gjykata Speciale. Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim. Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në shkrimin e OVL-UÇK.

Isni Kilaj lirohet me kusht nga Specialja

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika