OVL mbështet marshin për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Organizatat e dala nga lufta do t'i bashkohen marshit të platformës "Liria ka emër", në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Pamje nga takimi i organizatorëve të platformës "Liria ka emër" dhe Organizatës të Veteranëve të UÇK-së.

Organizatorët e platformës “Liria ka emër” të cilët kanë organizuar marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të mërkurën kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Siç ka njoftuar Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ata do ta mbështesin marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, që do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Siç e dini edhe ju kanë ndodhur shpeshherë padrejtësi, dhe marshi ka kuptim që ajo padrejtësi të vijë në vend dhe të bëhet drejtësi, për shkak se krerëve të UÇK-së dhe ish-luftëtarëve të tjerë në shumë raste u kanë mohuar shumë të drejta, dhe atje nuk po gjykohen si individë, por atje është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Prandaj, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e mbështesin këtë marshim dhe ftojnë qytetarët që të marrin pjesë të dielën më 2 prill 2023, ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se si organizatë do ta përkrahin këtë marsh, pasi e konsiderojnë se në Hagë nuk ka drejtësi, por padrejtësi.

Ndërsa, marshi kundër Gjykatës Speciale në Hagë do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika