OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

Protestës së 21 shtatorit kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do t’i bashkohet edhe OVL-UÇK

Faton Klinaku





Pas paralajmërimit të Partisë SocialDemokrate, se do të mbajë një protestë të mërkurën e 21 shtatorit, për shkak të vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë, të njëjtës protestë do t’i bashkohet edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se roli i kryetares nuk është që të edukojë shoqërinë civile dhe mediat.

“Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se çfarë po ndodh me gjykimet politike në Hagë; Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se njerëzit mbahen pengje që dy vjet në paraburgim atje; Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në”, ka thënë Klinaku.

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

“Prandaj, edhe për shumë arsye të tjera, mbështesim dhe marrim pjesë në protestën e organizuar më 21.09.2022 (e mërkurë), ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e Ekaterina Trendafilova”, shtoi ai.

Ndryshe, sa i përket vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, Molliqaj kishte thënë se kur i kanë dërguar ftesën për vizitë në Kosovë për herë të parë, Trendafilova ka refuzuar dhe si pasojë kanë marrë përgjigje negative.

Dardan Molliqaj kishte thënë se “Gjykata Speciale merr vendime politike”.

Molliqaj ka njoftuar se më datën 21 shtator në orën 10:00, kur kryetarja e Gjykatës Speciale do të jetë për vizitë në Gjilan, do të organizojnë protestë. Teksa Molliqaj kërkoi që t’i bashkohen edhe veteranët e luftës.

Arsyeja e organizmit të protestës, sipas Molliqajt, është të tregojnë se qytetarët nuk pajtohen me veprimet e kësaj gjykate.

Molliqaj paralajmron protestë ndaj vizitës së Trendafilovës, kërkon që të bashkohen veteranët





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika