OVL-UÇK mban konferencë për media
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar se të hënën do të mbajë një konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në zyrat e OVL-UÇK-së, duke filluar nga ora 14:00. Kategoritë e dala nga lufta në Kosovë kanë thirrur një takim, duke paralajmëruar se nuk do të […]
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar se të hënën do të mbajë një konferencë për media.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në zyrat e OVL-UÇK-së, duke filluar nga ora 14:00.
Kategoritë e dala nga lufta në Kosovë kanë thirrur një takim, duke paralajmëruar se nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e institucioneve të reja të vendit.
“Ftojmë të gjitha mediat dhe opinionin publik që të ndjekin këtë paraqitje të përbashkët, në të cilën do të bëhen të qarta hapat e ardhshëm të kategorive të dala nga lufta në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të vlerave të luftës për liri”, thuhet nga OVL-UÇK.















