Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vazhduar thirrjet për protestën gjithëpopullore që do të mbahet sot, e enjte, nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një video mseazhi në faqen zyrtare në “Facebook”, kjo organizatë ka theksuar arsyet e organizimit të protestës.

Në video shfaqet parulla “UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë”, ndërsa pas saj pasqyrohen pamje të disa prej ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Organizatorët e protestës thonë se protesta është një thirrje për drejtësi dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. 

Ata kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen masivisht në këtë tubim.