OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), ka paralajmëruar protesta, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e përshkallëzimit të tyre, pasi Gjykata Speciale e shtyu për 16 shtator shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK e cilësoi këtë shtyrje si të padrejtë dhe të papranueshme, duke thënë se procesi gjyqësor është në shërbim të politikës së Serbisë dhe se po synon të gjykojë luftën çlirimtare, ndërsa, sipas saj, po anashkalohet përgjegjësia e shtetit serb për krimet e luftës.

Kjo oraganizatë ka theksuar se rezistenca e tyre do të vazhdojë në rrugë përmes protestave dhe paralajmëruan se nuk e përjashtojnë mundësinë e përshkallëzimit të tyre nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika