Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka vendosur t’ia largojë anëtarësinë Skender Llugiqit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, pas mbledhjes së Kryesisë.
Gucati tha se Llugiqi mund të vazhdojë të gëzojë statusin e veteranit dhe përfitimet që i takojnë, por nuk do të jetë më anëtar i OVL-UÇK-së.
Sipas Gucatit, vendimi është marrë pas deklaratave të Llugiqit në Kuvend, përfshirë fyerjet ndaj ish-kryeministrit dhe gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
“Ai ka të drejtë të jetë veteran, ka të drejtë t’i marrë pensionet, por s’ka të drejtë të jetë anëtar i organizatës”, tha Gucati.
Ai shtoi se Llugiqi nuk do të ketë të drejtë të mbajë librezën e anëtarësisë apo të jetë pjesë e organizatës.
“Skender Llugiqi, me fjalën e tij që e kemi dëgjuar sot në Parlament, me fyerjet që i ka bërë gjeneralit Ramush Haradinaj, sot përjashtohet nga organizata e veteranëve të luftës”, deklaroi Gucati.