Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur konferencë për media për ditën e martë, më 29 shtator prej orës 13:00.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ju fton në një konferencë për media, që do të mbahet nesër (e martë) në ora 13:00, në zyret e OVL UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Edhe sonte prej orës 21:00 do të ketë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, protestë kjo me moton “Jo në emrin tim”.
Një protestë tjetër është paralajmëruar të mbahet edhe më 1 tetor në Prishtinë, prej orës 16:00.
OVL-UÇK, më 25 shtator ka organizuar protesta në të gjitha qytetet e Kosovës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan nga Dhomat e Specializuara në Hagë me 81 vjet burgim.