“Pa SHBA, s’ka siguri në Evropë”

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, kujtoi 75-vjetorin e Planit Marshall, të arritur mes SHBA-së dhe Evropës

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, në nder të 75-vjetorit të Planit Marshall, të arritur midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, ka deklaruar se ky plan nuk humb nga aktualiteti, dhe sipas tij, pa SHBA nuk ka siguri në Evropë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Reka ka përmendur edhe krizën në Ukrainë dhe iniciativën ruse për pushtim.

“Nga largpamësia e këtij nobelisti për ‘Evropën e tërë’, më vonë do të krijohej OEEC (OECD e sotme), integrimi evropian (BE-ja e sotme) dhe mburoja veri-atlantike (NATO). Strategjia e tillë amerikane për mbrojtjen e Evropës, është aktuale edhe 75 vite më vonë, pas neo-sovjetizmit putinian me pushtimet ruse në Gjeorgji e Ukrainë. Atëherë mbrohej Evropa nga pushtimi sovjetik, sot nga invadimi putinist. Pa SHBA, nuk ka siguri në Evropë”, ka shkruar Reka.

Sipas tij, plani i atëhershëm për ndarjen e 13 miliardë dollarëve nga SHBA-ja, nuk ishte vetëm plan ekonomik, por edhe gjeopolitik, përballë kërcënimit sovjetik.

Ilustrim

Ndryshe, Plani Marshall është njohur si Plani Evropian i Rimëkëmbjes.

Plani Marshall ishte një fond ndihmash i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar shtetet e Evropës në rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky plan kishte ofruar më shumë se 13 miliardë dollarë ndihma për shtetet e Evropës, të cilat kanë qenë të shkatërruara nga Lufta e Dytë Botërore

Ishte miratuar në vitin 1948, tri vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ideja e Marshallit ishte për një periudhë katërvjeçare, me qëllim që në Evropë të rindërtoheshin qytetet, industritë, infrastruktura e dëmtuar dhe të hiqeshin barrierat tregtare mes fqinjëve.

Plani Marshall u konsiderua më vonë si shkas për nisjen e Luftës së Ftohtë, mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Ky plan konsiderohet si katalizator kyç për themelimin e NATO-s.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika