“Pa zot shtëpie”, Hoti thotë se ka rënie ekonomike për faj të Qeverisë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në tre vitet e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurtit nuk ka asnjë politikë ekonomike dhe fiskale që siguron punësim dhe prodhim të qëndrueshëm

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën ekonomike duke akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të strategjive të efektshme në këtë sferë.

Hoti ka theksuar se trendi i rënies së ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të qeverisje aktuale, duke filluar që nga tremujori i dytë i vitit 2021.

Ai ka shprehur shqetësimin për mungesën e kujdesit të mjaftueshëm për ekonominë dhe bashkëpunimin e pakëndshëm me sektorin privat, duke argumentuar se ky bashkëpunim mund të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit.

Hoti gjithashtu ka theksuar se rritja ekonomike ka arritur nivele të ulëta dhe se “amortizimi i kapitalit nuk ka mundur të mbulohet”.

“Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin. Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai po ashtu e ka kritikuar Qeverinë për mungesë të politikave ekonomike dhe fiskale që sigurojnë, sipas tij, punësimin dhe prodhimin e qëndrueshëm derisa ka theksuar se investimet publike janë tkurrur në mënyrë të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit.

“Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë”, ka shkuar tutje Hoti.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika