“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, nga QKUK-ja flasin për shëndetin e të moshuarit që u shkel nga vetura
Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, teksa ka ndodhur një aksident kur një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë kishte goditur një person i moshës së shtyrë. Gjendjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. “Pacienti ka ardhur në gjendje të […]
Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, teksa ka ndodhur një aksident kur një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë kishte goditur një person i moshës së shtyrë.
Gjendjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, tha ai për Insajderin, teksa nuk ka qenë i qasshëm për Dukagjinin, pavarësisht insistimin në thirrje.
Aksidenti ka ndodhur sonte në fshatin Lluzhan.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës ndonëse një raport zyrtar për rastin ende nuk kanë dërguar.















