Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër ndaj ministres Gërvalla në një postim në Facebook, duke thënë se i ka fshirë të dhënat për ministrat që kanë qenë para saj.

“Zonja Gervalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjera para saj”, ka shkruar Pacolli.

Sipas Pacollit, nuk ka mbetur asnjë shenjë e biografive, aktiviteteve dhe kohën kur kanë vepruar ministrat tjerë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Tutje Pacollii, fshirjën e këtyre dëshmive e quajti si fakt arrogant, madje ka thënë se aq sa nuk është human e kolegial nuk është as profesional.

“Në rastin tim, nëse zonja Gervalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokolare e deri te zyra e saj, të cilat janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht”, u shpreh Pacolli në postimin në Facebook.