Pacolli: Autoritetet e aviacionit civil na lanë në ajër për 37 minuta jashtë territorit të Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se autoritetet e aviacionit civil të Kosovës e mbajtën aeroplanin e tij në ajër për 37 minuta jashtë territorit të Kosovës, pa asnjë shpjegim të qartë.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka theksuar se operatori amerikan kishte leje të përhershme për aterrim në Prishtinë dhe se të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit ishin përfillur.

Aeroporti i Prishtinës, sipas tij, gjithashtu ka konfirmuar se nuk kishte pasur asnjë pengesë për aterrim.

“Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt; Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë. Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit. Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim”, ka shkruar ai në Facebook.

Megjithatë, ai ka theksuar se vonesa e paarsyeshme ka shkaktuar shqetësim dhe vështirësi për 7 pasagjerët në bord, të cilët përjetuan turbulenca të mëdha gjatë pritjes.

Pacolli shpreson se së shpejti do të ofrohet një shpjegim për këtë incident, të cilin ai e cilëson si rezultat i veprimeve të individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare dhe, sipas tij, organet e drejtësisë janë në veprim.

“Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim. Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar që si duket vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim”, ka shkruar tutje Pacolli.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika