Pacolli viziton Thaçin: Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka vizituar në paraburgim të Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi. Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se Thaçi ishte “moralisht dhe fizikisht mirë”. “Sapo përfundova vizitën time […]
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka vizituar në paraburgim të Gjykatës Speciale në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi.
Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social .

Ai ka thënë se Thaçi ishte “moralisht dhe fizikisht mirë”.
“Sapo përfundova vizitën time në Hagë. Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë!”, ka shkruar Pacolli duke shtuar se “Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi!”.















