Pacolli i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes: Unë i kam sjellë mbi 40 njohje, e ju, asnjë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Begjet  Pacolli iu është kundërpërgjigjur LVV-së, për videon e publikuar nga ta ku sipas tij, ai ka bërë shumë gjera për Kosovën ndërsa ata asgjë

Ish-presidenti i Kosovës, Begjet Pacolli





Ish-presidenti i Kosovës, Begjet Pacolli, ka reaguar pas video-s të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilën ai e ka cilësuar si skandaloze.

“E shoh veten në një video skandaloze të publikuar nga partia më e madhe e Kosovës, partia që sot qeverisë Kosovën tonë. Në atë video jam quajtur shkatërruesi. Jo, zotërinj, shkatërruesit jeni ju që vetëm konsumoni paranë e taksapaguesve e në këtë rast edhe paratë e mia”, ka është kundër përgjigjur Pacolli.

Ndërkohë ai i ka pyetur se çfarë ka bërë LVV-ja për Kosovën?

Sipas Palcollit, ai ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë ndërsa LVV-ja jo.

“Unë kam promovuar vendin në tërë botën, i kam sjellë mbi 40 njohje, e ju, asnjë …”.

Më tej ai ka treguar se si ka  ndërtuar dhe dhuruar universitete, shkolla, ndërtesa e shumëçka, e sipas tij LVV-ja nuk ka bërë asgjë.

“Kam rindërtuar me shije, hapësirat në ndërtesat ku ju edhe sot punoni (Parlamentin, presidencën, ministrinë e punëve të jashtme e shumëçka, e ju jo që nuk i keni ndërtuar apo mirëmbajtur, por jeni përpjekur edhe ti shkatërroni”, ka shtuar ai.

Ndërkohë ai ka treguar se i ka ndihmuar qytetarët në nevojë duke dhuruar miliona euro për ta dhe ai “nuk i kam shfrytëzuar sikurse i LVV-ja shfrytëzoni ata njerëz”.

“Unë kam krijuar ekzistencë financiare për mbi 60.000 qytetarë të Kosovës që nga koha nga kur ju ende nuk keni ekzistuar”, ka theksuar Pacolli.

Sipas Pacollit është turp që për dy vite Qeveria e Kurti II, nuk i ka realizuar pritjet e tija, ku ka thënë, “Unë shpresova dhe besova se ju do të punoni për Kosovën dhe unë ju votova, sepse mendova se e meritoni votën time”.

“Këto dy vite Kosova po degradohet në çdo aspekt, infrastruktura, ambienti e çdo gjë tjetër që ka nevojë për dorën e njeriut të cilën ju nuk jeni në gjendje të jepni. Deri tani vetëm keni sharë e fyer e nëse vazhdoni kështu nuk di si do të duket Kosova…”, ka thënë ai.

Pacolli, ka përfunduar duke thënë  se nuk do të kishte reaguar “por kjo nuk është hera e parë që luani me personalitetin tim. Drejtoni vendin si duhet ose largohuni”.

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika