Pacolli: Kurti i di punët e veta, nuk do të doja të spekuloja me sanksione të ShBA-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk do të donte të spekulonte rreth sanksioneve të ShBA-së

Behgjet Pacolli, deputet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk bën të spekulohet se a do të ketë a po jo sanksione ndaj Kosovës nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Pacolli ka thënë se Kosova gjendet në një situatë delikate dhe sipas tij, kryeministri Kurti është duke u angazhuar që të gjejë një zgjidhe për Kosovën.

“Nuk duhet tani me polemizuar, Kosova gjendet në një situatë delikate, unë besoj se kryeministri e di këtë dhe kryeministri është duke u angazhuar që me u dhënë një drejtim zgjidhjes për Kosovën, që kishte me qenë më e favorshmja”, ka shtuar Pacolli për EO.

“Unë nuk do të doja të spekuloj me sanksione me krejt ato gjëra, të cilat edhe nuk i dojmë edhe nuk kisha dashur që Kosovës t’i ndodhë ajo”, ka shtuar tutje ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës u pyet se a duhet të heqë dorë Kurti dhe t’u përgjigjet kërkesave të ShBA-së e BE-së, ai u përgjigj se kryeministri i di punët e veta dhe se është detyrë e tij që të veprojë sipas situatës.

“Kryeministri i di punët e veta, edhe unë besoj se është detyrë e tij, ai duhet të veprojë sipas situatës”, ka theksuar Pacolli.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika