Pacolli për situatën në veri: Çdo gjë ka shkuar në dëm të Kosovës, Kurti e shkaktoi me kokëfortësinë e tij

Behgjet Pacolli, Deputet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën e krijuar në veri të vendit. Ai në emisionin “Five”, të RTV Dukagjinit, ka thënë se zgjedhjet në veri, nuk patën sukses dhe se çdo gjë në atë pjesë ka shkuar në dëm të Kosovës.

Pacolli tha se vendosja e flamurit të Kosovës, në objektet komunale të veriut, nuk është arritje, sepse sipas tij në momentin që prej aty largohet KFOR-i largohet edhe flamuri.

“Zgjedhjet nuk patën sukses, kryetarët e zgjedhur nuk janë legjitim, duhet të punojnë prej shtëpisë. Cdo gjë ka shkuar në dëm të Kosovës, dhe nëse dikush më thotë se e kemi flamurin e Kosovës, në një ndërtesë komunale, ai flamur është duke u mbrojtur nga KFOR-i. Kur largohen ata ai flamur nuk do të jetë aty. Disa forma nuk më kryejnë punë, më kryejnë punë veprimet proaktive, pozitive dhe konstruktive”, ka thënë ai.

Ai e ka akuzuar Kurtin se e ka krijuar situatën e tensionuar në veri për shkak të kokëfortësisë së tij.

“Situatën tani e ka bërë Kurti, me kokëfortësinë e vet, nuk flet me askënd nuk e konsulton askënd, por vepron vet. Rezultati i kësaj mendësie politike që ka Kurti, e ka kriju këtë situatë, nuk e di si t’ia dalim. Jemi në udhëkryq, a ti dëgjojmë ndërkombëtarët, apo të veprojmë vetë”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se nuk i beson mocionit të votëbesimit nga AAK, sepse sipas tij nuk mund të ketë sukses për shkak të mungesës së votave.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika