Pacolli: Prioritet i Listës për Familjen, mbështetja e prodhuesve vendorë
Selim Pacolli, kandidat për deputet nga radhët e Listës për Familjen, theksoi angazhimin e koalicionit për të mbështetur prodhuesit vendorë dhe për promovimin e produkteve të tyre, jo vetëm brenda vendit por edhe në tregun ndërkombëtar. Ai shtoi se suksesi është i pashmangshëm kur familja është e bashkuar dhe përkushtohet për zhvillimin ekonomik. “Fabrika e […]
Selim Pacolli, kandidat për deputet nga radhët e Listës për Familjen, theksoi angazhimin e koalicionit për të mbështetur prodhuesit vendorë dhe për promovimin e produkteve të tyre, jo vetëm brenda vendit por edhe në tregun ndërkombëtar.
Ai shtoi se suksesi është i pashmangshëm kur familja është e bashkuar dhe përkushtohet për zhvillimin ekonomik.
“Fabrika e barnave TrePharm në Fushë Kosovë, një lider në industrinë farmaceutike është edhe një ndër shembujt e suksesit të Familjes Prishtina.
Ne si Koalicion për Familjen iu premtuam që angazhimi ynë do të jetë për mbështetje të prodhuesve vendor, dhe për promovimin e tyre si brenda vendit e poashtu edhe në tregun ndërkombetar.
Të bashkuar si Familje, sukseset janë të pashmangshme!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
















