Pacolli reagon pas përmendjes së tij në dosjen e Epstein: Faktet e pabesisë do t’i publikoj një nga një
Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në dokumentet e publikuara nga dosja e Jeffrey Epstein. Ai e përshkruan situatën si një rast pabesie shumëvjeçare nga një person të cilit i kishte besuar për mbi 20 vjet. Pacolli thotë se veprimet e këtij personi kanë përfshirë mashtrime, […]
Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në dokumentet e publikuara nga dosja e Jeffrey Epstein.
Ai e përshkruan situatën si një rast pabesie shumëvjeçare nga një person të cilit i kishte besuar për mbi 20 vjet.
Pacolli thotë se veprimet e këtij personi kanë përfshirë mashtrime, falsifikim dokumentesh, përbuzje, gënjeshtra, tentativë për poshtërim dhe vjedhje, duke tentuar të dëmtojnë reputacionin, moralin dhe pronën e tij.
Ai paralajmëron se do të publikojë faktet e sakta për këto veprime përmes gjykatave penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Libi.
“Faktet e këtyre pabesive, të ndërtuara me vite me radhë, do t’i publikoj një nga një sapo të fillojë trajtimi i tyre në gjykatat penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi – aty ku janë konsumuar. Këto veprime janë aq të rënda, sa kam filluar t’i përmbledh faktet edhe në një libër, të cilin do ta promovoj gjerë e gjatë”, ka shkruar ai në Facebook.















