Pacolli: Rrugët në gjendje katastrofale, Qeveria të veprojë për t’i parandaluar vdekjet

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Qeverisë që të veprojë për ta parandaluar vdekjen e njerëzve nga aksidentet në komunikacion, pasi sipas tij, shkaku që çon në aksidente janë rrugët në “gjendje katastrofike”

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëherësh kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ngritur shqetësimin se në Kosovë po ndodhin shumë incidente trafiku për shkak të rrugëve.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojë për t’i parandaluar vdekjet e njerëzve si pasojë e aksidenteve, ka nxjerrë edhe disa statistika të këtyre aksidenteve në 24 orët e fundit në rrugët e vendit tonë.

“Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes janë në gjendje katastrofale”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se që nga viti 2020 në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve, e që sipas tij, gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika