Pacolli: Serbia s’po e pranon lehtë fitoren e Kosovës në KiE, po i terrorizon qytetarët në kufi

Deputetja e Lëvizjes Vetëendosje, Fitore Pacolli tha se Serbia ende s’po mund të e pranojë fitoren e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE)

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova i ka informuar partnerët ndërkombëtarë për “terrorizimin e qytetarëve të Kosovës” nga Kosova në kufi.

Ajo në emisionin “Five”, të TV Dukagjinit,  tha se pret që Serbia të reflektojë e t’i ndalë këto veprime destruktive.

“Ne I kemi alarmuar partnerët e saj, të gjithë BE dhe shtetet aleate, që Serbia po vepron në mënyrë të padrejtë dhe po shkel marrëveshjet, duke I terrorizuar shqiptarët që po kalojnë në kufi. Tashmë kemi reagim nga BE që Serbia ta ndalojë këtë qasje… Po presim që Serbia të reflektojë dhe të mos bllokojë më shqiptarët që kalojnë në kufi, të mos I terrorizojë për shkak të inateve”, tha ajo.

Tutje ajo tha se Serbia ende s’po mund të e pranojë fitoren e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

“Serbia nuk mund ta pranojë lehtë fitoren e Kosovës në KiE, bën këso gjeste që tregojnë për sjelljen e Serbisë, një shtet që akoma ka mendësi të viteve të 90-ta”, tha ajo.

Pacolli theksoi se Serbia mund të marrë veprime të ngjashme edhe në të ardhmen por që sipas saj kjo s’do ta dëmtojë rrugën euro-atlantike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika