Pacolli: Shkëputen kontratat e punës për 9 zyrtarë në institucionet vartëse të MMPH-së

 

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se janë shkëputur kontratat e punës për edhe 9 zyrtarë në institucionet vartëse të kësaj ministrie.

Sipas njoftimit të Pacollit, shtatë prej tyre janë zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), ndërsa dy të tjerë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), nga komuniteti serb, të cilët, sipas saj, njihen edhe si pjesëtarë të ish-“Mbrojtjes Civile”.

Vendimet për ndërprerjen e marrëdhënies së punës janë marrë për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendin e punës, si dhe bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Askush nuk mund të mbajë statusin e të punësuarit pa përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës. Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse zyrtari publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare”, ka deklaruar Pacolli.

Me këto vendime, numri i përgjithshëm i kontratave të punës të shkëputura në kuadër të MMPH-së dhe institucioneve vartëse ka arritur në 29. Më herët, sipas njoftimit të ministres në detyrë, janë shkëputur kontratat për 20 zyrtarë të ministrisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika