Ish-presidenti i Kosovës dhe njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Bexhet Pacolli ka reaguar ndaj përfaqësues i të lart të Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell pasi ky i fundit i reagojë ndaj arrestimeve të Policisë së Kosovës në veri të vendit duke i quajtur “arrestime jashtëgjyqësore”.

Por ky reagim e edhe vlerësim e ka nxitur ish-presidentin e vendit, Pacollin që të reagojë duke  i thënë se Policia e Kosovës vepron sipas ligjit dhe Borrelli që të  mos i inkurajojë “aktet e dhunës”.

“Zoti Borell dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë mirë se Kosova nuk është një vend pa ligj. Rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin. Askush nuk duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjen e rendit dhe ligjit. Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm”, ka shkruar në Facebook Pacolli.

“Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës. Të qëndrojmë në dialog, të japim rezultate, por asnjëherë të mos inkurajojmë aktet e dhunës!”, ka përfunduar ish-presidenti i Kosovës.

Më poshtë mund ta lexonin  reagimin e plotë të Shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell-it të cilit nuk i ka pëlqyer as marrshim i FSK-së në Mitrovicën e Jugut.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Borrel.