Paddy Ashdown nderohet me titullin “Qytetar nderi i Prishtinës”

Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, kreu i kryeqytetit ka thënë se Lordi Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë, i cili e përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se i ka ndarë titullin “Qytetar nderi i Prishtinës” Paddy Ashdown, ish-udhëheqësit të Liberal-Demokratëve të Mbretërisë së Bashkuar, i cili kontribuoi për pavarësinë e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, kreu i kryeqytetit ka thënë se Lordi Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë, i cili e përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996.

“Institucioni i Kryeqytetit i ndan titullin “Qytetar Nderi i Prishtinës” Lordit britanik Paddy Ashdown, për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës. Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë”.

“Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën”, shtoi tutje numri një i kryeqytetit.

Rama njoftoi se këtë titull e ka pranuar e bija, Katherine Theurel. Lordi Ashdown shërbeu edhe si përfaqësues i lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje-Hercegovinë, ndërsa vdiq më 23 dhjetor 2018.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika