Paditen zyrtarët e Vetëvendosjes nga kryetari i Vitisë, u kërkohet 100 mijë euro kompensim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka dorëzuar padi ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Vitisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi dhe ndaj zyrtarit të kësaj partie në Viti, Bislim Bislimaj.

Bazuar në këtë padi, thuhet se të paditurit në konferencat për shtyp në të cilat janë dhënë në mediumin lokal “Plus Television” në Viti, me vetëdije të plotë kishin dhënë deklaratë me motive nënçmuese kundër paditësit Sokol Haliti.

Teka Haliti ka kërkuar nga gjykata që t’i aprovohet padia, po ashtu ka kërkuar që të kompensohet me shumën prej 100 mijë eurove.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti

Kjo për shkak që sipas padisë thuhet se janë dhënë deklarata të pavërteta dhe kanë tentuar të dëmtojnë reputacionin e paditësit.

“I padituri i parë, Arsim Ademi në cilësinë e kandidatit për kryetar të Komunës së Vitisë nga LVV në zgjedhjet lokale të 2021-ës, me qëllim të dëmtimit të personalitetit, duke i bërë linçim publik kryetarit të Komunës, tani paditësit dhe zyrtarëve publik në televizionin lokal “Plus Televizion”, ka dhënë deklaratë ku thekson se “Kemi një grup kriminal që keqpërdorë buxhetin e Komunës së Vitisë”.

Objekti i komunës së Vitisë

Ndërkaq, më shtatë nëntor, thuhet se Nijazi Isaku ka dhënë deklarata fyese në të njëjtën mënyrë ndaj kryetarit të Komunës, Sokol Haliti.

“Më shtatë nëntor të vitit 2021, në po të njëjtën formë ka shpifur dhe fyer kryetarin e Komunës, Sokol Halitin si dhe zyrtarët e tjerë të Komunës, duke ia mëveshur rastin e inskenuar lidhur me “dhunimin e të miturës”, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndërkohë, bazuar në këtë padi thuhet se i padituri i tretë, Bislim Bislimaj, në konferencën për media, ka akuzuar në mënyrë jo njerëzore, duke e quajtur “Monstrum”, paditësin Haliti dhe shefin e kabinetit të tij, Jakup Haxhiun, duke thënë se “të njëjtit e kanë vendin në çmendinë dhe jo në burg”.

Kjo për shkak se sipas padisë të njëjtit kanë të bëjnë me inskenimin e rastit të dhunimit të të miturës, të cilat shpifje janë të pabaza dhe denigruese.

Teksa në padi thuhet se deklaratat e lartcekura kanë shkaktuar dëme të mëdha në emër dhe reputacion të kryetarit të Vitisë, me anë të kësja padie, i njëjti kërkon që të paditurit të obligohen që të këkrojnë falje publike.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika