“Padrejtësive u erdhi fund”, Agusholli i VV-së njofton se vajzat me mbulesë do të vazhdojnë mësimin në gjimnazin “Bedri Pejani”

“Sot i erdhi fundi padrejtësive!”

Kështu ka shkruar deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, teksa ka njoftuar se vajzat me mbulesë do të vazhdojnë mësimin në gjimnazin ”Bedri Pejani, gjë e cila u është mohuar.

“Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim!

Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më.  Problemet duhet të zgjidhen nga koka, e jo nga bishti!”, ka shkruar Agusholli në Facebook.

Këtë çështje gjatë së enjtes e ka ngritur edhe deputeti tjetër i VV-së, Visar Korenicca, në Kuvendin e Kosovës.

“Përplasje” ndërmjet Konjufcës e deputetit të VV-së për pezullimin nga shkolla të nxënëses me shami në Pejë

Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila nuk ishte prezente në kuvend, duke kërkuar që t’u jepet nxënëseve me mbulesë e drejta për ta vazhduar shkollimin.

“Nuk kam hapësirë tjetër për të marrë fjalën, por dua të ngrit një shqetësim të rëndësishëm. E kam trajtuar këtë çështje edhe vitin e kaluar dhe më vjen keq që ministrja e Arsimit nuk është sot në kuvend. Ka katër javë që një vajzë 18-vjeçare nuk po ndjek mësimet në Pejë. Ajo paraqitet çdo dy-tri ditë në shkollë, por përjashtohet nga drejtori Musa Nikqi”, ka deklaruar ai.

“Nuk e kuptoj se si mund të qëndrojmë si deputetë, si kryetar i Kuvendit dhe si ministri e Arsimit, pa u marrë me këtë rast dhe pa i dhënë të drejtën vajzës për të vazhduar shkollimin. Kjo është një përgjegjësi kolektive për ne të gjithë. Pra, i çoj mesazh drejtpërdrejt ministres së Arsimit dhe të merret me rastin dhe të mos lejojë që këto probleme çdo vit me u paraqit për një faj që ne e kemi trashëguar nga dikush tjetër që e ka vendosur një udhëzim administrativ diskriminues”, ka theksuar tutje  Korenica.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika