Paga minimale në Kosovë, mbetet minimale

Paga minimale në Kosovë, nuk është rritur nga 2011, pavarësisht rrijtjës se çmimeve.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social , nuk ka arritur të kalojë rendi i ditës, në të cilin parashihej  miratimi i propozimit për pagën minmale. Mirëpo, propozimi nuk mori votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.

Qeveria e Kosovës, ka ofruar rritje nga 170 euro në 266 euro. Këtë e ka bërë  të ditur edhe ministri i finacave, Hekuran Murati, në llogarinë e tij në Facebook.

“Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj. Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi”.

Më tutje, ai ka vazhduar ta shohë si të paarsyshëm kundërshtimin, nga ana e sindikatave.

“Nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale. Krejt çka arrihet me këtë mosvotim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit, të mbajtur më 10 mars, janë dhënë dy propozime për pagën minimale: njëri 264 euro dhe tjetri 300 euro.

Por, me propozimin e Qeverisë që paga të jetë 264 euro, nuk po pajtohet Këshilli Ekonomik e Social.

Atdhe Hykolli, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se, nëse çdo vit do të negociohej paga minimale, kjo pagë, aktualisht, do të ishte afro 450 euro.

Në bazë të Nenit 86 të Ligjit të punës, faktori kryesor që duhet të merret parasysh gjatë përcaktimit të pagës minimale, është kostoja e shpenzimeve jetësore, pastaj përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.

“Nëse të gjitha këto kritere merren për bazë, nuk do të gabonte askush në përcaktimin e pagës minimale”, ka thënë Hykolli.

Në fushatën zgjedhore ishte premtuar së paga minimale do të bëhej në 300 euro, por, ky premtim duket se është lënë për më vonë, ndërsa rritja e çmimeve është aktuale.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika