“Pagesa për lirimin e të dënuarve – 500 mijë euro për 54 vjet dënim” – Uka tregon kërkesën e Salustros së EULEX-it

Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Shpresim Uka, ish-i dënuar në rastin “Bllaca”, ka treguar një ngjarje që lidhet me ish-prokurorin e njohur të EULEX-it, Maurizio Salustro.

Uka ka treguar për një takim të Salustros dhe ish-gjyqtarit të EULEX-it, Francesco Flori me një mik të tij.

Në atë takim, Salustro, sipas tij, kishte kërkuar 500 mijë euro për të siguruar lirimin e tij nga burgu.

“Është një mundësi, 10 mijë euro është një vit, i dënimit. Ata kanë me u dënu 54 vjet. 1 muaj e gjysmë përpara Salustro e di saktë se sa do të dënohemi ne. 54 vjet do të dënohen, nga 10 mijë euro i bie 540 mijë euro. Për me mbajt ne mend ma lehtë, bash kështu thotë në incizim anglisht. Për me mbajt ma lehtë po e bëjmë rrafsh 500 mijë. I çon lekët atje ku të them unë dhe ky proces bie komplet.

Vjen edhe me thotë mu Ferizi, ai pa keqkuptim, ka mendu që ka krye punë. Dhe më thotë ‘me gjysmë milioni po kryhet puna dhe po liroheni krejt. S’keni kurrfarë problemi. Keni mi çu paret në filan vendi në Itali’. Edhe i thash a je bre ti normal, ku i kam 500 mijë euro. Edhe i thash s’ia jepi pesë euro atij, unë jam i pafajshëm. Kështu më ka thënë, nëse nuk i jepin paret, dënimin e kanë të garantuar me ka thënë. Dhe tha ta lëshoj incizimin. Dhe u gëzova, i thash ma jep këtë incizimin dhe e sheh se çka iu bëj këtyre. Më tha unë ta jap incimin, po mua më së pari me qesin prej pune edhe e dyta është rrezik që më fusin në burg. Edh me tha nëse do me i bë krejt këto, unë ta jap. Më vike keq me marr në qaf ashtu i thash nuk e dua. Ai ka vdek Ferizi, por incizimi është”, ka thënë Uka në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika