Pagesa për pensionistët shtyhet për të martën

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se për shkak të verifikimit të aplikuesve për masën e 100 eurove, pensionistët do ta marrin pagesën një ditë me vonesë

Ministria e Financave





Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë të ditur se pagesa për pensionistët e paraparë të bëhej të hënën, është shtyrë për të martën.

Kjo sipas ministrisë, për shkak të verifikimit të aplikuesve për masën e 100 eurove të paraparë nga Qeveria.

“Arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ministria në fjalë është duke punuar “intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika