Pahor kërkon nga Kosova ta zbatojë marrëveshjen për formimin e Asociacionit

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pas vizites në Beograd po qëndron në Kosovë ku është pritur nga Presidentja Vjosa Osmani. Ai ka kërkuar nga Osmani që të gjendet një zgjidhje dhe të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, deri sa ka vlerësuar lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Sllovenisë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë vizitës së tij në Kosovë, pas takimit me presidenten e Kosovës, ka thënë se një nga pikat e pakta që nuk pajtohet me presidenten Osmani, është formimi i Asociacionit me Shumicë të Komunave Serbe.

“Kosova dhe Sllovenia kanë qëndrime të përbashkëta por mes neve ka edhe diferenca apo dallime. Një e rrallë është implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte formimi i komunave me shumicë serbe, Vjosës i kam thënë se pres të gjendet një zgjidhje për implementimin e marrëveshjes”, ka thënë Pahor.

Ndërkaq, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e pranoi që në këtë pikë kanë dallime me presidentin e Sllovenisë.

Sipas saj, marrëveshja për Asociacionin është në kundërshtim me ligjet e Kushtetutës së Kosovës.

“Kosova ka zbatuar 99% të obligimeve të saj, dhe ekziston një që nuk e ka zbatuar marrëveshja e asociacionit, për një arsye shumë fundamentale sepse ajo marrëveshje bie ndesh me rendin kushtetuese. Gjykata ka gjetur 22 shkelje të asaj marrëveshje. Marrëveshje të tilla janë në kundërshtim me kushtetutën”, ka thënë Osmani.

Osmani, po ashtu tha se shteti i Serbisë, po i përkrah strukturat ilegale serbe në veri të Kosovës edhe pse për një gjë të tillë ishte zotuar në vitin 2013. Sipas saj, me strukturat paralele, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën dhe po ashtu rajonin.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika