Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, së pari dëshiron të koordinohet me Borrell dhe QUINT-in

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka njoftuar se është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, për të cilin fillimisht dëshiron të koordinohet me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe shtetet e QUINT-it

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili gjatë periudhës së fundit është ndër personat që është përmendur se mund të pasojë Miroslav Lajçak, sot ka njoftuar se është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Përmes një postimi në platformën “X”, Pahor ka thënë se për këtë çështje fillimisht dëshiron të koordinohet me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell dhe shtetet e QUINT-it.

“Lidhur me pyetjet që po merr ish-Presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për EUSR për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të BB-së, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e dytë”, ka shkruar Pahor.

“Ish-Presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”, ka shkruar ish-presidenti slloven.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika