Pajisja që diagnostifikon problemet e gjumit

Bashkëthemeluesi dhe CEO i “Israeli startup X-trodes”, Ziv Peremen ka themeluar pajisjen "X-trodes" që gjen problemet e ndryshme të gjumit dhe që mund të përdoret në shtëpi

Ne kalojmë një të tretën e jetës në gjumë, në realitet shumica prej jush nuk fleni mjaftueshëm thuhet në një studim të kryer në vitin 2020. Në këtë studim u raportua se një e treta e të rriturve kanë raportuar problem me gjumin, që u përkeqësuan gjatë kohës së pandemisë.

Ekzistojnë rreth 80 lloje të ndryshme të çrregullimeve të gjumit, duke përfshirë: insomninë (sëmundja e pagjumësisë), apnenë e gjumit dhe sidromën e këmbëve të shqetësuara, sipas Klinikës Cleveland.

Në mënyrë që mjekët t’i diagnostifikojnë këto problem, pacientët duhet t’i nënshtrohen studimit të gjumit.

Ilustrim

Një teknik mjekësor ngjit dhjetëra sensorë në kokën dhe trupin e pacientëve dhe monitoron pacientin nga dhoma pranë.

“Israeli startup X-trodes” shpreson të ndryshojë këtë strategji, kjo kompani është e themeluar në vitin 2020 dhe ka zhvilluar një gjurmues gjumi të pajisur me sensor të vegjël, i cili mund të përdoret edhe në shtëpi, transmeton “edition.cnn”.

Ndërsa, testet e gjumit në shtëpi për apnen e gjumit janë relativisht të zakonshme, ato zakonisht masin vetëm modelet e frymëmarrjes. Sensorët e X-trodes marrin aktivitetin elektrik në trup derisa jeni në gjumë, duke përfshirë aktivitetin e muskujve, lëvizjen e syve dhe valet e zërit, të cilat aktualisht janë të dhëna që merrni vetëm në klinikë.

Ilustrim

Bashkëthemeluesi dhe CEO i “Israeli startup X-trodes”, Ziv Peremen ka thënë se “Ajo që kemi zhvilluar në X-trodes janë elektroda të rehatshme, të buta, fleksibile dhe të thata”.

Duke shtuar se ndryshe nga një test tipik klinik, pacienti është pa telefon dhe “mund të flejë në çdo pozicion që i pëlqen”.

Pacienti i dërgon të dhënat e marra nga X-trodes dhe i dërgon në një pajisje intelegjente. Softueri i X-trodes i analizon të dhënat dhe e bën një raport, të cilin mjekët mund të përdorin për të hetuar problemin e gjumit te pacienti.

Të fundit nga rubrika