Në ishull zbarkoi pa shumë zhurmë.

Por, tashmë emri i tij po brohoritet në çdo ndeshje nga tifozët në St. James’ Park.

Miguel Ángel Almirón Rejala është “fenomeni” që po dhuron spektakël nga java në javë në Premierleague.

Mesfushori me tipare sulmuese po kalon në formë jetësore dhe më së miri këtë fakt e dëshmojnë statistikat.

Në nëntë ndeshjet e fundit me fanellën bardhezi ai e ka tundur rrjetën tetë herë.

Teksa, numëron edhe një asistim. Shifra astronomike, duke e marrë parasysh faktin që është vetëm sezoni i tij i parë në elitën e futbollit anglez.

Por, golat nuk e shpjegojnë më së miri potencialin e tij, sepse aftësitë e tij dribluese janë po ashtu të jashtëzakonshme.

Almiron është një nga arsyet kryesore pse Newcastle është në vendin e dytë në tabelë, me 33 pikë të grumbulluara.

Ai ka kontratë valide me skuadrën angleze deri në vitin 2024, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 20 milionë euro, shumë e cila pritet të ketë rritje të madhe në fund të sezonit.