Pak mësimdhënës e kundërshtojnë grevën, pritet vendim i prindërve

Mësimdhënësit në Gjimnazin “Sami Frashëri” i kanë dhënë përkrahje grevës së BSPK-së. Megjithëse profesorët e pranojën se edhe në mesin e tyre, ka pasur kundërshtime për grevën

Ilustrim

Gjimnazi “Sami Frashëri”, një prej shkollave më të vjetra të vendit, dy ditë para datës që tradicionalisht shënon nisjen e një viti të ri shkollor, mblodhi mësimdhënësit e saj në një takim.

Dhe debati me dyer të mbylluar, pas një ore, solli vendimin për mbështetje të grevës së inicuar nga BSPK.

Por, edhe aty brenda pati zëra kundër.

“Është vendosur të përkrahet greva e SBASH-kut, presume zgjidhje nga Qeveria. Nuk varet nga ne nuk ishim dashtë që më 1 shtator mos të fillojmë mësimin. Ka pasur në mesin e  tyre që nuk e ka përkrahë këtë vendim”, ka thënë profesoresha Florije Sejdiu.

Por, paralajmërimet për mosfillimin e vitit të ri shkollor, përveç nga prindërit e nxënësve e fëmijëve në çerdhe, nuk po priten mirë as nga më në moshë: gjyshërit.

Elhame Stublla, përmend se nipërit e mbesat e saj, kanë  humbur shumë në të paktën dy vitet e fundit, kryesisht shkaku i pandemisë.

“Qe dy vite më shumë po rrin pa mësim se më mësim. Duhetë më ja fillu shkolla. Shumë keq për femijë nese nuk ja fillojn më 1 shtatorë. Tashe  e një vitë këtyre gjatë tërë kohes po ju nderprehet mësimi”, ka deklaruar Stublla.

Prindërit, të përfaqësuar nga Këshilli, në nivel vendi, pritet që gjatë së mërkurës të dalin me një qëndrim për situatën e krijuar me grevat që kanë prekur të gjithë sektorët publik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika