Pak nxënës në shkollat shqiptare të veriut, fshatrat gati të boshatisura

Mungesa e infrastrukturës, transportit e ekonomia e dobët është bërë shkas që të boshatisen fshatrat që janë të banuara më shqiptarë në Zveçan. Në objektet shkollore të këtyre tri fshatrave,  numri i nxënësve është fare i ulët. E, prindërit ankohen se problem shtesë për ta këtë vit është sigurimi i teksteve shkollore

Lëvizjet janë të pakta, ndonëse kjo rrugë të dërgon në tri fshatra me banorë shqiptarë në komunën e Zveçanit, të banuar me shumicë nga serbët.

Infrastruktura e dobët e po ashtu zhvillimet politike në këtë vend vlerësohet të jenë shkaktarë që kjo pjesë e vendit të mbetet pothuajse e heshtur.

Lëvizjet në fshatrat Lipë, Boletin e Zhazhë shtohen pak më shumë nga shtatori kur nxënësit u rikthehen mësimit pas pushimeve. Por efektet e boshatisjes së fshatrave vërehen edhe në objektet shkollore.

Gjendja e njëjtë me numrin e nxënësve është pothuajse edhe në fshatin Lipë që është paralele e ndarë e shkollës fillore “Isa Boletini”.

Si mos të mjaftonin problemet ekonomike dhe ato politike, prindërve të atyre pak fëmijëve sivjet u është shtuar edhe një barrë.

Sigurimi i librave po del të jetë vështirë i përballueshëm për Venera Pecin nga fshati Zhazhë, pavarësisht se shteti do t’i subvencionojë ato.

“Unë i kam tre fëmijë, në klasën e pestë, të katërt edhe në të dytën. Me punu nuk punojna kërkun po çka me ba, duhet me i ble. Kom apliku po po presim mos po na i kompensojnë”.

Zhgënjimi vërehet pothuajse në çdo fytyrë të banorëve që kanë mbetur këtu.

E, ata që tashmë janë larguar nga kjo pjesë, thonë se kanë dhimbje për këtë gjendje.

“Shteti ish dashtë me intervenu këtu. S’ka kurgjo këtu, shumë po më pengon ama s’ka kurrfarë të gardhnash, nuk ka kurgjo. Janë mbetë nja 10 ose 15 shtëpi, s’ka ma shumë këtu”, ka thënë mërgimtari, Skender Peci.

Për herë të parë që nga paslufta, këtë komunë veriore nga 25 maji e udhëheq një kryetar shqiptar, Ilir Peci.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika