Pak pritje nga takimi i 18 marsit në Ohër

Kosova dhe Serbia do të takohen më 18 mars për të vazhduar dialogun në përpjekje të arritjes së një marrëveshje finale pas takimit të 27 shkurtit. Këtë herë BE ka zgjedhur qytetin e Maqedonisë Veriore, Ohrin si vend nikoqirë. Përzgjedhja duket mos të jetë e rastësishme, derisa ka pak pritje që pikërisht në Ohër të përfundoj ajo që filloj në Bruksel më 27 shkurt

Ishte vendi ku më 13 gusht të vitit 2001, iu dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, duke vendosur themelet e një kontrate të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Por, 22 vjet më vonë qyteti i Ohri do të jetë sërish nikoqir i një ngjarje të rëndëisshme.
Me 18 mars në këtë qytet, do të ketë një takim të nivelit të lartë, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Vendtakimin e kanë caktuar ndërmjetësit te Bashkimit Evropian, ndërsa përpjekja do të jetë që të arrihet një ujdi mes palëve për planin e zbatimit të propozimit “franko – gjerman” për bazën e së cilit tashmë janë pajtuar dyja shtetet që s’kanë aspak raporte të mira mes vete.

Përzgjedhja e ketij qytetit që gjendet në Maqedonin Veriore, duket të mos jetë e rastësishme.

Arben Retkoceri, gazetar nga Maqedonia Veriore ka thënë se”Caktimi I takimit të radhës në qytetin e Ohërit më shumë e shoh si pragmatizëm  se sa ndonjë simbolik. Nuk besoj së Borell do të caktoj një vendë në përmbajtjen e  këtij takimi që pastaj të interpretohet nga lideret Evropian. Qyteti I Oherit është një nga qytete më të rendësishem të kulturës dhe civilizimit. Në historin e re në qytetin e  Oherit janë mbajtur takimet e lidereve të ish-jogusllavisë. Po ky qytet ka rëndesi edhe për shqipëtaret pasi kemi parasysh marrëveshjen e Ohërit në këtë rast”.

Ndonëse thotë se Ohri ka një të kaluara për marrveshje, profesori I marrëdhenieve nderkombetare, Dritëro Arifi,  ëshë skeptik që dy palet atë që nuk e arritën  më 27 shkurt do ta bëjnë më 18 mars.

Dritëro Arifi, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka theksuar se“Nese e llogarisum sinonimin e marrëveshjës së Oherit mund të jetë edhe kjo por prap po e shoh një marrëveshje të pabalancuiar. Po e shoh më të favorizuar Serbind edhe nuk po shoh një seriozitet për finale. BE ka të gjitha mekanizmat që Kosovën të antarsoj në të gjitha ato vendë nuk nuk nëvoitet vota Ruse e Serbe. Edhe aneks dokumenti është vështir të ndryshohet dhe në një mënyrë BE e ka zgjedhur Oherin që vetëm ta marrin marrëveshjen finale por pastaj nënshkrimi të bëhet diku tjetër”.

Ndërkohë, nga Bashkimi Evropian nuk kanë dhënë asnjë detaj se pse është vendosur që ky takim i nivelit të lartë të mbahet në Ohër. Në përgjigjen e tyre thuhet se ata nuk kanë asgjë për të shtuar.

Në takimin e 27 shkurtit në Brukesl, palët janë dakorduar për planin bazë për normalizimin e mardhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, madje kryeminisitri i Kosovës ka qenë i gatshëm edhe ta nënshkruaj atë, por ka refuzuar presidenti i Serbisë.

Plani Bazë edhe është publikuar më pas nga vet Bashkimi Evropian, por jo edhe aneksi i për zbatimin e tij, aty ku ka mospajtime të mëdha mes palëve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika