Pakistani bën thirrje për konferencë ndërkombëtare të donatorëve

Pakistani ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për ta ndihmuar atë të përballet me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit, ka thënë kryediplomati i vendit në Bashkimin Evropian

Ilustrim

Ambasadori i Pakistanit në BE ka bërë thirrje për një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për të ndihmuar vendin si pasojë e përmbytjeve.

Pakistani ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për ta ndihmuar atë të përballet me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit, ka thënë kryediplomati i vendit në Bashkimin Evropian.

Përmbytjet kanë goditur rëndë Pakistanin, duke zhvendosur pothuajse një milion njerëz dhe duke shkaktuar gati 10 miliardë euro dëme që nga mesi i qershorit.

Ndërkaq, kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar për “mbështetje serioze dhe të sinqertë”, pasi një pjesë e madhe e infrastrukturës është shkatërruar, euronews.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar dëmet dhe kanë thënë se do të nevojiten afro 160 milionë euro fonde emergjente. Dhe në shenjë solidariteti, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se do të vizitojë javën e ardhshme Pakistanin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika