Pakistani i goditur nga përmbytjet tani i lufton sëmundjet e shkaktuara nga uji
Zyrtarët pakistanezë të shëndetësisë kanë raportuar një shpërthim të sëmundjeve të shkaktuara nga uji në zonat e goditura nga përmbytjet e fundit, derisa autoritetet shtojnë përpjekjet për të siguruar ujë të pijshëm e të pastër për qindra mijëra njerëz që humbën shtëpitë e tyre në fatkeqësi. Sipas një raporti të lëshuar nga zyrtarët shëndetësorë të […]
Zyrtarët pakistanezë të shëndetësisë kanë raportuar një shpërthim të sëmundjeve të shkaktuara nga uji në zonat e goditura nga përmbytjet e fundit, derisa autoritetet shtojnë përpjekjet për të siguruar ujë të pijshëm e të pastër për qindra mijëra njerëz që humbën shtëpitë e tyre në fatkeqësi.
Sipas një raporti të lëshuar nga zyrtarët shëndetësorë të enjten, diarreja, sëmundjet e lëkurës dhe infeksionet e syve po përhapen në kampet e ndihmave të ngritura nga qeveria në të gjithë vendin. Më shumë se 90,000 raste të diarresë u raportuan në një nga provincat më të goditura, Sindh, në 24 orët e fundit, raporton Al Jazeera.
Zhvillimi i fundit vjen një ditë pasi qeveria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ngritën shqetësime për përhapjen e sëmundjeve që vijnë nga uji në mesin e viktimave të përmbytjeve. Pakistani fajëson ndryshimin e klimës për shirat jashtëzakonisht të hershëm dhe të dendur të musonit, të cilët që nga qershori kanë shkaktuar përmbytje të shpejta që kanë vrarë afro 1200 njerëz dhe kanë prekur 33 milionë njerëz. Rreth një milion shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu.

OBSH thotë se po rrit mbikëqyrjen për diarrenë akute, kolerën dhe sëmundjet e tjera ngjitëse dhe po ofron furnizime mjekësore për institucionet shëndetësore.

Sipas Fondit të OKB-së , 6.4 milionë viktima të përmbytjeve kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata thanë se rreth 650,000 gra shtatzëna në zonat e prekura nga përmbytjet, përfshirë 73,000 që pritet të lindin në muajin e ardhshëm, kanë nevojë për shërbime shëndetësore të nënës.
















