Pakistani njofton rrëzimin e 12 dronëve indianë
Autoritetet pakistaneze njoftuan të enjten se kanë rrëzuar 12 dronë të dërguar nga India, të cilët kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit. Ky incident ndodhi vetëm një ditë pasi India kreu sulme ajrore ndaj disa objektivave në Pakistan, duke rritur frikën për një konflikt të mundshëm më të gjerë mes dy fuqive bërthamore. Zëdhënësi i […]
Autoritetet pakistaneze njoftuan të enjten se kanë rrëzuar 12 dronë të dërguar nga India, të cilët kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit.
Ky incident ndodhi vetëm një ditë pasi India kreu sulme ajrore ndaj disa objektivave në Pakistan, duke rritur frikën për një konflikt të mundshëm më të gjerë mes dy fuqive bërthamore.
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, bëri të ditur se India ka përdorur dronë izraelitë të tipit Harop në disa lokacione, përfshirë dy qytetet kryesore, Karachi dhe Lahore.
“Dronët indianë vazhdojnë të futen në hapësirën ajrore të Pakistanit… India do të paguajë një çmim të lartë për këtë agresion të hapur”, ka deklaruar Chaudhry.
Ministria e Mbrojtjes së Indisë nuk ka komentuar ende për rastin, sipas Reuters.
Incidenti vjen pasi India sulmoi atë që e quajti “infrastrukturë terroriste” në Pakistan në orët e para të së mërkurës, dy javë pasi kishte akuzuar Pakistanin për përfshirje në një sulm që vrau 26 persona në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.
Islamabadi zyrtar i ka mohuar akuzat dhe është zotuar për hakmarrje ndaj sulmeve ajrore të Indisë.
Po ashtu, Pakistani ka deklaruar se ka rrëzuar pesë avionë indianë.















