Pakujdesia në komunikacion, rrëfehet i dënuari me mbi dy vjet burg

Në emisionin ‘N'burg me Nitën’, vjen rrëfimi i të dënuarit me dy vite e tetë muaj burg, për veprën 'aksident rrugor', ku kishte mbetur i vdekur një fëmijë, ai e ka cilësuar këtë aksident të ndodhur pa vetëdije dhe nga pakujdesia, duke thënë se është ndjenjë shumë të rëndë sikur fëmija i vdekur të ishte pjesë e familjës së tij

Ilustrim

I dënuari me dy vjet e tetë muaj burg në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka rrëfyer aksidentin e ndodhur nga pakujdesia në komunikacion, ku edhe ka përfunduar me vrasjen e një fëmije.

“Unë kam qenë në vendin e punës me kamionët e punës duke dërguar material dhe kam bërë aksident, pak ka qenë shpejtësia, pak pakujdesia ime, nuk kam ditë as çka po ndodh” ka thënë i dënuari.

Në emisionin ‘N’burg me Nitën’, i dënuari ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mesditë rreth orës tre, por ai ishte pa vetëdije dhe nuk ka kuptuar se çfarë ka ndodhur deri në orën 12 të natës.

“Kam bërë aksident në ora tre mesditë, dhe deri në ora 12 nuk kam di as çka ka ndodhur kam qenë pa vetëdije” ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se në polici kishte shkuar vet, dhe se për të ka qenë ndjenjë e rëndë pasi nuk kishe biseduar me familjarët e familjes të aksidentuar, por familja e tij kishte biseduar.

“Asnjëherë nuk jam ndesh me ligjin nuk kam bërë kurrë diçka të paligjshme, më vjen shumë keq ndaj viktimave që u kam shkaktuar probleme”, ka thënë i dënuari në emisionin N’burg me Nitën.

Ai ka rrëfyer se mbas tre ditësh e ka kuptuar lajmin që ka ndërruar jetë fëmija i përfshirë në aksident, duke e cilësuar si vdekje nga familja e tij pasi ishte shumë e rëndë për të.

“Mbas tri dite kam marr lajmin që ka ndërruar jetë fëmija, ndjenjë e rëndë sikur me të vdekur dikush nga familja. Jam i penduar normal që e kam bërë aksidentin edhe pse se kam bërë me vetëdije, falje iu kërkojë familjes që iu kam bërë aksident” është shprehur i dënuari.

Gjithashtu, i dënuari ka thënë se burgun e ka të lirë, pasi punon paradite në kopsht mesditë luan futboll ose fitnes.

Ai ka thënë se gjatë gjithë kohës ka pasur mendimin te familja dhe se në fillimin e dënimit  ka qenë koha e pandemisë që nuk i lejoheshin vizitat vetëm se kishte biseduar me aplikacionin “Skype”.

I dënuari për aksidentin e shkaktuar, ka bërë apel me qenë më të kujdesshëm në vozitje dhe mos të jenë në shpejtësi të madhe pasi sipas tij një sekondë e ndryshon komplet jetën.

“Ju bëj apel me qenë më të kujdesshëm mos me vozit në shpejtësi të madhe se një sekondë ta ndërron komplet jetën” ka thënë i dënuari.

Po ashtu ka të dënuar që punojnë edhe jashtë objektit të burgut, Anton Dauti për RTV Dukagjinin ka treguar se i mbikëqyrë të dënuarit në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, sipas tij ata punojnë edhe në vend punime tjera jo vetëm në objektin punues që ndodhet afër burgut.

Dauti ka treguar që të dënuarit pas pranimit intervistohen duke u pyetur se çfarë kanë profesione, varësisht prej profesioneve mundohen të i angazhojnë në punët e tyre adekuate.

Ndërsa, drejtori i Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, Xhevdet Maqastera, ka thënë se pasi është i vetmi burg i tipit të hapur, ka kapacitet për 200 persona dhe bëhet ekzekutimi i dënimeve deri në tre vjet. E që misioni i shëbimit të tyre është risocializimi, edukimi përmirësimi ndaj personave që kanë rënë ndesh me ligjin.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika