Palestina shpall tre ditë zie pas sulmit ajror vdekjeprurës në një spital

Pas sulmit ajror vdekjeprurës në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës, ku të paktën 500 njerëz janë raportuar të kenë humbur jetën, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka shpallur tre ditë zie. Sulmi në spitalin e Gazës është raportuar të jetë sulmi ajror më vdekjeprurës i Izraelit që nga viti 2008

Gaza, Palestinë

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka shpallur tre ditë zie pas sulmit ajror vdekjeprurës në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës, kanë njoftuar mediat shtetërore, raporton TheGuardian.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se sulmi ajror izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qendër të qytetit të Gazës ka rezultuar në të paktën 500 viktima.

Spitali u godit pa asnjë paralajmërim paraprak.

Sulmi në spitalin e Gazës ishte deri tani sulmi ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008.

Ndërsa, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se nuk kanë ende detaje mbi sulmin e raportuar në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës.

Ndryshe, sulmi në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi, për të cilin autoritetet e Gazës thanë se vrau të paktën 500 njerëz, vjen përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, përgatitet të udhëtojë në Izrael të mërkurën.

Presidenti amerikan do të shkojë gjithashtu në Aman për bisedime me Mbretin e Jordanisë Abdullah, presidentin egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, në një përpjekje për të shmangur një fatkeqësi humanitare edhe më të madhe dhe një luftë rajonale.

Udhëtimi i Biden u njoftua nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, pas më shumë se shtatë orësh bisedimesh me Netanyahun dhe kabinetin e tij të sigurisë kombëtare të hënën.

Ajo vjen pasi ShBA tha se kishte arritur marrëveshje me qeverinë e Benjamin Netanyahu, për ofrimin e ndihmës humanitare dhe zonave të sigurta për më shumë se 2 milionë njerëz në Gaza, të cilët janë nën zjarr dhe kanë nevojë urgjente për ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika