Pamje nga Jabuka e Zubin Potokut, ku dyshohet për varrezë masive

Në fshatin Jabukë të Zubin Potokut po zhvillohen veprime hetimore në një lokacion ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Gazetarja e TV Dukagjinit, Blerta Zuka, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, ku janë siguruar pamje nga lokacioni i dyshuar.

Në terren shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të EULEX-it, të cilët janë të pranishëm gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore.

Këtë lokacion sot e kanë vizituar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se, në kuadër të hetimeve për këtë rast, është identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabukë, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Sipas njoftimit të përbashkët të institucioneve, më 2 gusht, gjatë veprimeve hetimore në terren, është identifikuar vendi i dyshuar.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pas marrjes së autorizimeve nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika