Pamje nga momenti i tërmetit të dytë në Turqi (VIDEO)

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Turqi, magnituda e tij shkon në 7.5 shkallë

Pak momente para se të ndodhte tërmeti i dytë në Turqi

Pas tërmetit vdekjeprurës, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur mbi një mijë persona, ka ndodhur edhe një tërmet tjetër me fuqi gati sa ai pari.

Tërmeti në fjalë ka magnitudë 7.5 shkallë sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane të Mesdheut (EMSC), derisa raportohet të ketë ndodhur në Turqinë qendrore.

Më poshtë gjeni pamjet e tërmetit të dytë, i cili ndodhi në momentin kur një ekip gazetarësh po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima nga tërmeti i dytë.

Tërmeti i dytë, me magnitudë 7.5 ballë, ka goditur lagjen Elbistan të provincës Kahramanmaras të Turqisë.

Elbistani shtrihet rreth 80 milje drejtpërdrejt në veri të Gaziantepit, ku ndodhej epiqendra e tërmetit të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti i dytë ra në orën 13:24 me orën lokale.

Shkalla 7.5 e tërmetit

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika